Aeroplani që fluturon me energji diellore, ”Solar Impulse 2”, u ul sot në Aeroportin Kennedy në New York, duke përfunduar udhëtimin në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, pas një kalimi mbi Statujën e Lirisë dhe në Manhatan.
Aeroplani që u ngrit rreth mesnatës nga pista e aeroportit Lehigh Valley (Pensilvani, në lindje të SHBA-ve) ka aterruar sigurt rreth orës 03:59 (07:59) – një minutë përpara nga orari i parashikuar.
“Është absolutisht e pabesueshme”, u shpreh piloti zvicerani, André Borschberg nga bordi i aeroplanit, duke fluturuar mbi statujën e ndriçuar natën.
The #StatueofLiberty welcomes travellers, flying over it now we pay tribute to the special welcome we received here pic.twitter.com/84vdGrNXN1
— André Borschberg (@andreborschberg) June 11, 2016
This flight over #Statueofliberty symbolizes US values – liberty of pioneers, liberty to explore, liberty to invent pic.twitter.com/2DYDBCzwZs
— André Borschberg (@andreborschberg) June 11, 2016