Komentet u bënë ndërkohë që autoritetet shpallnin zhvendosjen drejt jugut, siç pritej, në kërkimet nënujore të Boeing 777, që u zhduk më 8 Mars të këtij viti me 239 njerëz në bord.
Kërkuesit nuk kanë gjetur asnjë gjurmë të avionit apo pasagjerëve, duke e kthyer çështjen në misterin më të madh në historinë e aviacionit, si dhe duke lënë familjet e pasagjerëve në bord ende në kërkim të përgjigjeve.
Zyrtarët australianë thanë se besojnë që aeroplani ishte i autopilotuar gjatë udhëtimit të tij mbi Oqeanin Indian, deri sa besohet të ketë mbetur pa karburant. Ata cituan udhën e drejtë që kishte ndjekur avioni, sipas “gjurmëve elektronike” që kishin shkëmbyer në mënyrë periodike me satelitët.
“Me shumë mundësi, avioni ka qenë i autopilotuar, përndryshe nuk mund të kishte ndjekur atë udhë të rregullt, që është identifikuar nga pamjet satelitore”, tha zv/kryeministri australian Warren Truss, për reporterët në Canberra.
Pas analizimit të mëtejshëm të të dhënave satelitore, qeveria australiane vendosi t’i përqendrojë në një zonë të re kërkimet për avionin e zhdukur të “Malaysia Airlines”.
Kontrollet tashmë do të fokusohen në një rajon 1.800 km larg brigjeve perëndimore të Australisë. Fluturimi MH370 gjatë rrugës nga Kuala Lumpur për në Pekin, më 8 Mars, me 239 pasagjerë në bord.
Zyrtarët besojnë se avioni është rrëzuar dhe se në momentet e aksidentit, drejtimin e tij e kryente piloti automatik. /tch/