Telegrafi

Fluturimi “MH370”, piloti kishte simuluar një udhëtim vetëvrasës

A mos vallë ishte vrasje masive e paramenduar? Avioni malajzian me 239 persona në bord, i zhdukur 8 marsin e vitit 2014, fluturoi për 4 orë mbi Oqeanin Indian, deri në shterrimin e karburantit, shkruan “New York Times”, që hedh dyshime mbi njërin nga pilotët, duke çelur kështu një spirale të re e shqetësuese dyshimesh, mbi fatin e fluturimit të zhdukur “MH370” të “Malaysia Airlines”.

Gazeta prestigjioze ka arritur të sigurojë një dokument konfidencial të hetimeve policore mbi ngjarjen, ku ka bashkëpunuar edhe FBI-ja amerikane.

Aty rezulton se, kapiten Zaharie Ahmad Shah, një muaj përpara incidentit kishte simuluar një udhëtim vetëvrasës, ku ndiqte një rrugë të ngjashme me atë që mendohet të ketë përshkuar “MH370”-ta, transmeton TCH.

Lexo po ashtu Fluturimi MH370, zbulohen fakte të reja (Video)

Nëse hipoteza konfirmohet, do të bëhej fjalë për një rast të ngjashëm me atë të “German Wings”, të nisur nga Barcelona drejt Dyseldorfit marsin e vitit 2015, e të rrëzuar qëllimisht nga piloti i dytë Andreas Lubitz mbi Alpet franceze.

Lexo po ashtu Hetohen copëzat e gjetura në Tanzani, dyshohet se kanë lidhje me fluturimin MH370

Kapiteni Shah ka qenë që në fillim në mesin e të dyshuarve të policisë për këtë rast, por verifikimet e para e përjashtuan mundësinë e një gabimi të tij, pasi rezultonte një pilot i aftë të vepronte mirë edhe nën presion dhe pa shenja të dukshme apatie, ankthi apo shqetësimesh të tjera.