Telegrafi

Fluturimi i lartë

Pas larjes përdoret shkuma për shtim të volumit të flokëve. Pas tharjes ndahen balluket, ndërsa pjesa tjetër e flokëve zhgufet fort (me tapir), sidomos ajo në pjesën e lartë të kokës. Në anën e djathtë lëshohet një ble pak më i trashë, ndërsa pjesa tjetër e flokut dredhet sipas gjatësisë, në pjesën e prapme të kokës.

Bleu i ndarë, po ashtu dredhet. Të dy pjesët përforcohen në të njëjtën lartësi, ndërsa majat e flokëve nxirren jashtë.

Balluket shtrihen me hekurosje. Llaku i fortë i flokëve do të kujdeset për formë të re. /Telegrafi/