Telegrafi

Fluturimi i frikshëm me aeroplan, në qiellin me vetëtima (Video)

Lee Carseldine e ka plasuar videon në Twitter, duke iu kërkuar miqve, “të ja kujtojnë që më kurrë të mos udhëtoj për në Brisbane, në fund të nëntorit”, transmeton Telegrafi.

Pamjet tregojnë vetëtima të ashpra, që kanë përfshirë qiellin, teksa aeroplani ishte gati për aterrim.

Ndryshe, meteorologët në Queensland, kanë thënë se atë natë, qielli është ndriçuar nga 28 mijë vetëtima. /Telegrafi/