Telegrafi

Fluturimet zhvillohen normalisht, anulohet vetëm Londra dhe Tirana

Ky vendim është marrë në përputhje me vendimin e ministrave të transportit të BE-së, që pavarësisht hirit vullkanik një pjesë e fluturimeve të rifillojnë.

Pilotët do të informohen me shkallen e kontaminimit të hapësirës ajrore dhe ata vet do të vendosin nëse do të fluturojnë apo jo.

Njëjtë kanë vepruar Shqipëria dhe Maqedonia gjatë ditës së sotme të cilat nuk bllokuan plotësisht fluturimet por vendosen restrikcione.

Për ditën e sotme fluturimi nga British Airways për/nga Londra ka konfirmuar anulimin e fluturimit të saj, ndërsa fluturimet e tjera janë duke u zhvilluar normalisht. /Telegrafi/