Telegrafi

Fluturimet në Aeroportin “Adem Jashari” realizohen pa pengesa

Fluturimet dhe aterrimet në Aeroportin e Prishtinës “Adem Jashari” sot janë realizuar sipas orarit të paraparë.

Me disa vështirësi janë realizuar nëntë aterrime dhe tetë fluturime deri në momentin kur po raportojmë, ndërsa fluturimi në Basel nga ora 11:15 është anuluar.

Një aeroplan pritet të aterrojë në orën 15:30 ndërsa në orar janë të parapara edhe 28 fluturime dhe 27 aterrime.

Koha.net ka tentuar të kontaktojë me zyrtarët e Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari” për të marrë më shumë informacion, por një gjë e tillë ka qenë e pamundur.

Gjatë ditëve të fundit, mbi Prishtinë dhe Aeroportin e Prishtinës kanë zotëruar mjegulla të dendura gjë që ditë më parë kishte shkaktuar vonesa në fluturime, por edhe anulime të tërësishme. /koha/