Rritja e numrit të turistëve e ka renditur Kosovën të katërtën në Evropë për performancën në trafikun e pasagjerëve.
Në listën me 44 shtete të publikuar nga Këshilli Ndërkombëtar i Aeroporteve Kosova renditet e katërta me një rritje prej 56 % për muajin tetor 2023, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2019.
Shqipëria renditet e dyta me një rritje prej 133.7 % për muajin tetor 2023, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2019.
Kosova lihet mbrapa nga Uzbakistani, Shqipëria dhe Armenia.
Siç vihet re në publikimin e fundit Shqipëria kalohet vetëm nga Uzbekistani derisa lë pas shumë shtete si Greqia, italia, Franca, e cila ka shënuar rënie krahasuar me vitin 2019.
Po ashtu pas Shqipërisë dhe Kosovës në këtë listë janë edhe Kroacia, Spanja apo Turqia.
Sipas të dhënave nga aeroporti ndërkombëtar i Rinasit, më 1 Nëntor u regjistrua edhe pasagjeri i 6 miliontë në portat ajrore shqiptare, derisa poashtu në muajin nëntor në Kosovë u regjistrua udhëtari i 3 miliontë./Telegrafi/