Duket se kanë kaluar ato ditë, kur mjaftonte të binit në njërin gju dhe me unazë të dorë, të prisni që partnerja t’i thotë ‘po’ propozimit tuaj për martesë.
Meshkujt nga e gjithë bota, po përpiqen që të bëjnë organizimi sa më interesante për këtë moment – por, sikur të kishte ndonjë çmim për propozimin më ekstravagant, atëherë do t’i përkiste Josef Rakich nga Zelanda e Re, transmeton Telegrafi.
I njohur si ‘trajneri personal numër një në internet’ i ka propozuar Maryam Matti, me ndihmën e një ekipi profesionist televiziv, Range Roverit pink që kushton rreth 100 mijë euro dhe unazës gjigante.
Me t’ia mbyllur sytë të dashurës prej tri vitesh që ai e quan Mimi, u nisën për një shëtitje me helikopter, për të aterruar në një stadium të ‘boshatisur’.
Videoja e postuar më poshtë, e tregon atë teksa e dërgon para pakos gjigante, prej nga shfaqet vetura luksoze dhe më pas ai bie në gju për të bërë propozimin.
Nuk ka munguar as ahengu me familjarët dhe miqtë e ngushtë, të cilët dinin gjithçka rreth fejesës, teksa ishte vetëm nusja që dukej e hutuar, sepse nuk kishte pritur asnjë prej këtyre befasive. /Telegrafi/