Telegrafi

Fluturakja ushtarake spanjolle bombardoi aksidentalisht në një zonë të Estonisë (Foto)

Një fluturake që i përket ushtrisë së Spanjës, ka bombarduar aksidentalisht në një zonë të Estonisë, derisa po merrte pjesë në ushtrimet e NATO-s në Mesdhe.

Eurofighter Typhoon 2000 ka lëshuar predhën ajrore që peshon dhjetë kilogramë, 40 kilometra larg qytetit Tartu, transmeton Telegrafi.

Predha AMRAAM ka një mbështjellës që vet shkatërrohet, në rast se diçka nuk shkon mirë gjatë ushtrimeve. Mirëpo, në këtë rast e qëlloi tokën, vetëm se nuk ka të lënduar dhe nuk shkaktoi ndonjë dëm.

Lokacioni ku ra bomba

Pas aksidentit, fluturakja u dërgua në një bazë në Lituani, ndërsa forcat spanjolle nuk dhanë ndonjë deklaratë, pos se gjithçka ishte e paqëllimshme.

Ministri i Mbrojtjes në Estoni, Juri Luik i ka ndaluar përkohësisht ushtrimet, ndërsa njësitet përkatëse të NATO-s po bëjnë hetime dhe e pastruan zonën.

Derisa të përfundojnë hetimet, forcat ajrore spanjolle, do të zëvendësohet prej njësiteve nga Portugalia. /Telegrafi/