Site icon Telegrafi

Fluturakja gjigante mbi Japoni (Video)

Edhe pse shumica mendojnë se në video shihet vetëm një fluturake e vogël, ka gjithnjë e më shumë njerëz që thonë se pjesa e dukshme është vetëm copëza e një fluturakeje më të madhe e cila fshihet nën re.

Për pjesën e dukshme ekspertët e UFO-ve thonë se janë një lloj “dare” e cila mund të shërbejë për lëshimin e fluturakeve më të vogla, sikur ato në formë të pjatave fluturuese që shpesh i shohim kur flitet për xhirimet e UFO-ve. Një teori tjetër është se objekti i fshehur ndoshta pret aeroplanët e papërgatitur të udhëtarëve të cilët pastaj i rrëmben.

Ekuipazhin e fluturakes e përbëjnë jashtëtokësorët të cilët kryejnë eksperimente në udhëtarët e aeroplanëve dhe ekuipazhin. Me sa dimë ne, ende askush nuk e ka vërtetuar se për çfarë objekti bëhet fjalë. Në bazë të xhirimit të cilin ua sjellim ju mund të konkludoni vetë se çfarë po shihni në të vërtetë. /Telegrafi/ 

Exit mobile version