Site icon Telegrafi

Fluturakja gjigante amfibe, për fikjen e zjarreve në male dhe për shpëtime në det (Video/Foto)

Kina e ka kompletuar fluturaken amfibe me përmasa masive, që do të shfrytëzohet për të fikur zjarrin në male dhe për të bërë kryer shpëtime në det.

AG600 është gati sa një Boeing 737 – shumë më e madhe se çdo aeroplan i destinuar për fluturim, për mbledhje uji dhe për aterrim në sipërfaqen e ujit.

Fluturakja që mund të lëvizë për 4,500 kilometra pa ndërprerë, mund të mbledh 12 tonelata me ujë, për 20 sekonda, transmeton Telegrafi.

Korporata Internacionale e Aviacionit në Kinë, e ka prezantuar pajisjen që në momentin e nisjes peshon 53.5 tonelata.

Me prodhimin e kësaj fluturakeje, Kina pretendon të pavarësohet në rast katastrofash dhe të mos kërkojë ndihmën e asnjë vendi.

Deri më tash, e vetmja fluturake e tillë ishte H-4 Hercules, që është prodhuar më 1940 dhe e ka fluturuar vetëm një herë. /Telegrafi/

Exit mobile version