Telegrafi

Fluturakja autonome për pesë pasagjerë nga Hyundai, do të fluturoj në vitin 2028

Kompania jugkoreane Hyundai synon që deri më 2028 të kryej fluturimin e parë me fluturaken autonome.

Fjala është për konceptin e taksisë fluturuese, prapa të cilës do të qëndrojë brendi Supernal, transmeton Telegrafi.

Baza e kësaj kompanie do të jetë në SHBA, dhe qëllimi i saj është zhvillimi i fluturakes elektrike autonome me katër apo pesë ulëse, që do të mundësoj ngritje dhe ulje në formë vertikale.

Hyundai vitin e kaluar në CES në Las Vegas prezantoi konceptin e parë të saj eVTOL SA-1.

Prodhimi i parë serik i fluturakes, sipas kompanisë Supernal do të duhej ta avanconte transportin urban.

Fluturakja autonome do të ketë motor elektrik, me mundësi kapaciteti për katër apo pesë pasagjerë. /Telegrafi/