Site icon Telegrafi

Fluturaket pa pilot kontrollojnë trafikun në Britani

Në fakt, në Britani ato do të shfrytëzohen për një qëllim tjetër. Këto fluturake do të xhirojnë territorin britanik, ndërsa xhirimet që do të dërgohen në tokë, do të shfrytëzohen për kontroll më të mirë të komunikacionet, gjetjen e plaçkitësve, zbulimin e imigrantëve ilegalë, si dhe mbikëqyrjen e demonstratave masive.

Ky plan ka shkaktuar shqetësim në mesin e grupeve britanike që merren me të drejtat njerëzore – sipas të cilëve, prania e këtyre fluturakeve në qiellin britanik do të thotë edhe humbje të privacisë dhe kalimi nga një shoqëri e lirë, drejt një shoqërie të kontrolluar.

Këto shoqata nuk kundërshtojnë këtë teknologji, por shfrytëzimin e saj për këto qëllime. /Telegrafi/
 

Exit mobile version