Aeroplani Air Force One i presidentit amerikan Donald Trump, nuk është i vetëm, sidomos kur ai fluturon jashtë oqeanit.
Siç shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi, në këto raste, Air Force One, gjegjësisht pranë tij, gjithmonë gjendet një aeroplan tjetër, i quajtur E-4B.
Bëhet fjalë për katër aeroplan të tillë të cilët ndryshe quhen edhe “Nightwatch”. Ata janë aeroplanë Boeing 747 të modifikuar.
Siç bëhet e ditur, këta aeroplanë janë të pajisur me qendra kontrolli për presidentin dhe zyrtarët më të lartë.
Thuhet se ata gjithashtu janë të projektuar për tu mbijetuar pulseve elektromagnetike, ndërsa i gjithë sistemi mbetet i paprekur. Ata gjithashtu mund të komunikojnë me këdo në mbarë botën.
Ata njihen ndryshe edhe si “fluturaket e apokalipsit”. /Telegrafi/