Telegrafi

Flutura rrotulluese, shkaktari i përleshjes së dy grave (Video, +16)

Para një qendre tregtare në Nottingham të Anglisë, dy gra kanë nisur të përleshen shkaku i fluturës rrotulluese.

Nuk dihen rrethanat konkrete, por raportohet se kjo lodër ka qenë arsyeja e zënkës, ku njëra e kapi rivalen për flokësh dhe e rrëzoi sipër një karroce me fëmijë, transmeton Telegrafi.

“Sikur të ishte për fluturën rrotulluese, kemi me shumica dhe mund t’ju siguronim nga dhjetë”, ka thënë një dëshmitar lidhur me rastin.

Policia ka thënë se askush nuk e ka raportuar rastin, që besohet se ka përfunduar pa ndonjë rrahje tjetër. /Telegrafi/