Krijuesja ulqinake Flutur Mustafa pas vëllimit të parë ‘Na dy’, del edhe me vëllimin e dytë, ‘Andje’.
Flutura, tashmë po dëshmon seriozitetin krijues, shpirtin artistik dhe guximin intelektual.
Në të gjitha poezitë është vetja e saj. Pra, është tërësisht origjinale, e guximshme dhe kërkuese, por edhe insistuese në atë që synon.
Kjo e re, premton edhe vepra të tjera, shumë të arrira. Flutura e poezisë sonë, do të fluturojë lartë, në poezinë, që quhet art.
Të dy vëllimet i botoi, Buzuku i Prishtinës.
Sh.F.
/Telegrafi/