Fluksi në disa pika kufitare po vijon edhe mëngjesin e së dielës, kryesisht në dalje.
Në pikë kalimin kufitar në Merdarë pritjet në dalje janë deri në katër orë, ndërsa radha e automjeteve është mbi një kilometër. Në hyrje pritjet janë deri në 15 minuta ndërsa nuk raportohet radhë të mjeteve.
Në pikë kalimin kufitar Dheu i Bardhë në dalje pritjet janë deri në një orë, ndërsa radha e kolonave shkon deri në 500 metra. Në hyrje, pritjet janë deri në 15 minuta.
Në Jarinjë pritjet në hyrje shkojnë deri në 5 minuta, ndërsa në dalje ju duhet të prisni më gjatë, deri në 20 minuta, ku raportohet edhe një fluks më i madh me kolonat e mjeteve që shkojnë deri në 60 metra.
Situatë identike si në hyrje ashtu edhe në dalje raportohet edhe në pikë kalimin kufitar në Mutivodë.
Në të gjitha pikë kalimet e tjera kufitare, në dalje, pritjet nuk shkojnë më shumë se 10 minuta, ndërsa në hyrje në asnjërën prej tyre nuk raportohen vonesa. /Telegrafi/