Telegrafi

Fluksi i pritjeve në pikën kufitare të Merdarës deri në dy orë

Foto: A

Fluksi në disa pika kufitare po vijon edhe mëngjesin e së dielës, kryesisht në dalje.

Në pikë kalimin kufitar në Merdarë pritjet në dalje janë deri në 2 orë, ndërsa radha e automjeteve është një kilometër. Në hyrje pritjet janë deri në 10 minuta ndërsa nuk raportohet radhë të mjeteve.

Në pikë kalimin kufitar Dheu i Bardhë në dalje pritjet janë 45 minuta, ndërsa radha e kolonave shkon deri në 200 metra. Në hyrje, nuk ka kolona dhe rrjedhimisht pritjet janë deri në 10 minuta.

Në Jarinjë pritjet në hyrje shkojnë deri në dhjetë minuta, ndërsa në dalje ju duhet të prisni më gjatë, deri në 30 minuta, ku raportohet edhe një fluks më i madh me kolonat e mjeteve që shkojnë deri në 80 metra.

Situatë identike si në hyrje ashtu edhe në dalje raportohet edhe në pikë kalimin kufitar në Mutivodë.

Në të gjitha pikë kalimet e tjera kufitare, në dalje, pritjet nuk shkojnë më shumë se 10 minuta, ndërsa në hyrje në asnjërën prej tyre nuk raportohen vonesa.