Në bazë të të dhënave të fundit të publikuara nga Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar, fluksi i automjeteve dhe kamionëve në pikat kufitare të Kosovës është relativisht i qetë.
Sipas përditësimit të fundit (ora 07:38), në shumicën e pikave kufitare, koha e pritjes për hyrje dhe dalje është nga 3 deri në 10 minuta.
Por në pikën kufitare Merdar pritjet janë më të gjata në dalje, që shkon deri në 1 orë. Gjithashtu, në këtë pikë, ka një kolonë prej 500 metrash.
Ndërsa, te Dheu i Bardhë, automjetet po përballen me një pritje prej 20 minutash në dalje dhe ka një kolonë prej 100 metrash.
Në pikat e tjera kufitare, si Bërnjak, Hani i Elezit, Jarinje, dhe Qafë e Morinës, pritjet për hyrje dhe dalje janë minimale, që variojnë nga 3 deri në 10 minuta, pa ndonjë kolonë të theksuar. /Telegrafi/