Site icon Telegrafi

Fluksi në pikat kufitare, gjysmë ore pritje në Merdar dhe kolona të gjata te Dheu i Bardhë

Foto: Arkiv

Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar, ka publikuar të dhënat e fundit sa i përket fluksit të automjeteve në pikë kalimet kufitare.

Sipas raportit të orës 07:06 në pikat e kalimit kufitar në Merdar dhe te Dheu i Bardhë raportohet për pritje të gjata.

Në pikën kufitare të Merdarës, koha e pritjes për automjetet në hyrje është rreth 30 minuta, ndërsa në dalje është 10-15 minuta, ndërkaq  nuk dihet sa është kolona e gjatë.

Në pikën kufitare të Dheu i Bardhë, koha e pritjes në hyrje është 20 minuta dhe në dalje 10 minuta.

Edhe pse këto kohë pritjeje janë më të shkurtra krahasuar me Merdarën, prapë ka pasur formim të kolonave, deri në 100 metra në hyrje dhe 50 metra në dalje.

Në pikat tjera kufitare nuk raportohet për pritje të gjata e as kolona të automjeteve.

Në përgjithësi, udhëtarët që planifikojnë të kalojnë nëpër këto pika kufitare duhet të jenë të përgatitur për pritje më të gjata se zakonisht dhe të marrin masa për të minimizuar vonesat e mundshme. /Telegrafi/

 

 

 

 

Exit mobile version