Gjatë ditës së hënë në doganën e Kakavijës është regjistruar një fluks i lartë i emigrantëve që kthehen nga Greqia për të kaluar pushimet në vendlindje.
Gjatë 24 orëve të fundit nëpërmjet kësaj dogane kanë hyrë në Shqipëri rreth 7 mijë persona.
Si shkak i fluksit të rënduar gjatë mesditës të së hënës ka patur radhë pritje në tokën greke ndërsa në momente të caktuara radha e pritjes së automjeteve në hyrje të doganës greke ka shkuar në disa kilometra.
Në këtë situatë përfaqësues të Policisë Kufitare në Gjirokastër kanë kërkuar nga pala greke shtimin e sporteleve dhe përshpejtimin e procedurave për përpunimin e dokumenteve.
Aktualisht pala greke ka shtuar numrin e sporteleve duke punuar me 3 sportele në hyrje dhe 3 të tillë në dalje të tokës greke.