Site icon Telegrafi

​Fluks në pikat e kalimit kufitar, pritjet më të gjata te Dheu i Bardhë

Pritjet më të mëdha në vendkalimet kufitare sipas të dhënave të fundit të Ministrisë së Punëve të Brendshme janë te Dheu i Bardhë.

Ndërsa në dy pikat e hapura së fundi për qarkullim, pasi ato ishin mbyllur për shkak të barrikadave, Jarinje e Bërnjak, nuk ka pritje.

Kolona te pika e kalimit kufitar te Dheu i Bardhë është e gjatë një kilometër në hyrje dhe 150 metra në dalje.

Për të hyrë në këtë pikë kufitare nevojiten 90 deri në 120 minuta, ndërsa për të dalë 30 deri në 40 minuta.

Gjendje pak më e mirë është në Muçibabë, ku për të hyrë në territorin e Kosovës nevojitet të pritet 60 minuta, ndërsa për të dalë 5 deri në 10 minuta. Kolona në hyrje të kësaj pike të kalimit kufitar është një kilometër e gjatë, ndërsa kolona në dalje 70 metra.

Në Merdarë ndërkaq nuk ka kolona dhe se pritjet për hyrje-dalje janë nga 3 deri në 5 minuta.

Exit mobile version