Pikat kufitare kanë regjistruar qarkullim të një numri të madh të qytetarëve dhe automjeteve.
Zyra për Informim ka dhënë detaje për Klan Kosova detaje për lëvizjen e njerëzve dhe mjeteve motorike gjatë 24 orëve.
Të dhënat e dërguara në postën elektronike, për gjatë 24 orët e fundit në pikat kufitare janë këto:
Në pikën kufitare në Perëndim kanë hyrë 2 mijë e 966 vetura, 158 kamionë, 107 autobusë.
Në këtë pikë kufitare janë kontrolluar 6 mijë e 617 persona me mjete motorike si dhe 77 këmbësorë.
Ndërkaq nga Kosova nga kjo pikë kanë dalë 3 mijë e 975 vetura, 143 kamionë, 97 autobusë.
Janë kontrolluar 13 mijë e 92 persona me mjetet motorike, kurse po ashtu edhe 47 këmbësor.
Ndërsa në pikën kufitare Lindja, kanë hyrë 1 mijë e 779 persona, 115 kamionë, 24 autobusë.
Janë kontrolluar në hyrje 4 mijë e 459, dhe po ashtu edhe 418 këmbësorë.
Kurse nga Kosova prej kësaj pike kanë dalë 1 mijë e 490 vetura, 118 kamionë, 23 autobusë.
Janë kontrolluar 3792 persona dhe po ashtu edhe 433 këmbësor.
Detajet e qarkullimit në pikat tokësore gjatë 24 orëve: