Fluksi i madh i automjeteve, pritjet në kufijtë e Kosovës zgjasin deri në 2 orë
Me kthimin e mërgimtarëve për festat e fundvitit, pritjet në pikat kufitare të Kosovës janë shtuar ndjeshëm. Sipas Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar, disa nga pikat kufitare po përballen me pritje deri në dy orë.
Në pikën kufitare të Jarinës, pritjet për hyrje janë më të gjatat, duke arritur nga 90 deri në 120 minuta, ndërsa kolona është 500 metra. Po ashtu, në pikën kufitare të Dheut të Bardhë, pritjet për hyrje zgjasin nga 60 deri në 70 minuta, me kolonë deri në 700 metra.
Në pikat e tjera kufitare, situata paraqitet më e qetë.
Në Merdarë, pritjet për hyrje janë 10-15 minuta, ndërsa daljet zgjasin vetëm 3-5 minuta.
Në Muçibabë, pritjet për hyrje janë 20 minuta, me kolonë 100 metra.
Në pikat kufitare si Bërnjak, Hani i Elezit, dhe Kulla, pritjet janë të shkurtra, nga 3 deri në 5 minuta për hyrje dhe dalje.
Autoritetet kufitare kanë bërë thirrje për durim dhe sugjerojnë që qytetarët të përdorin pikat kufitare me fluks më të ulët për të shmangur vonesat.
Të dhënat janë përditësuar më 22 dhjetor 2024, në orën 18:29.
Qytetarët mund të informohen për situatën në kohë reale përmes platformave të Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar./Telegrafi/