Situata në pikat kufitare të Kosovës duke e stërngaruar si rezultat i ardhjes së bashkatdhetarëve për festat e fundvitit.
Këtë mëngjes janë raportuar pritje të gjata në disa pikë kalime kufitare. Sipas të dhënave të fundit të publikuara sot në orën 07:07 nga Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitat, Dheu i Bardhë është pika kufitare ku pritjet janë më të gjata.
Udhëtarët që synojnë të kalojnë nga kjo pikë kufitare po përballen me pritje nga 80 deri në 90 minuta dhe kolonë prej 1 kilometri në hyrje.
Ndërkohë, pika kufitare Merdar regjistron pritje prej 15-20 minutash. Në Muçibabë raportohen pritje gjithashtu prej 20-25 minuta dhe kolonë 100 metra në hyrje.
Pikat e tjera, si Hani i Elezit dhe Jarinjë raportojnë pritje minimale prej 3-5 minutash, pa kolona të shënuara.
Gjendja në këto pika është një tregues i rritjes së qarkullimit të udhëtarëve në prag të festave të fundvitit.
Për të mësuar gjendjen aktuale në pikat kufitare klikoni KËTU. /Telegrafi/