Telegrafi

Fluks i mërgimtarëve në Kakavijë

Burime nga policia kufitare e Kakavijës bëjnë të ditur për “Ballkanweb” se gjatë orëve të para të ditës së sotme kanë hyrë në Shqipëri 4 mijë emigrantë, që punojnë e jetojnë në shtetin fqinjë, ndërkohë që janë në pritje edhe mbi 5 mijë të tjerë.

Aktualisht pala shqiptare po punon me 8 sportele, ndërsa ajo greke me 4 sportele.

Pika kufitare e Kakavijës ndodhet 25 kilometra larg Gjirokastrës. /Telegrafi/