Telegrafi

Floyd Mayweather u dërgon mesazh 16 ish-kampionëve që i kishte mposhtur

Floyd Mayweather ka thumbuar 16 ish-kampionët që i kishte mposhtur ndër vite.

Boksieri ende vazhdon të mbajë rekordin me 50 fitore dhe asnjë humbje në karrierën e tij, derisa ka fituar pesë tituj të kampionit në kategori të ndryshme.

Mayweather e mban rekordin, duke i mposhtur 16 kundërshtarë të ndryshëm, madje në sporte të ndryshme  si, Manny Pacquiai, Ricky Hatton, Saul Alvarez dhe Oscar de la Hoya.

Ai ka postuar një foto në Instagramin e tij, duke treguar për 16 ish-kampionët që i ka mposhtur ndër vite.

“I respektoj dhe e heq kapelën për çdo kampion që jam përballur”, ka shkruar Mayweather. /Telegrafi/