Telegrafi

Floyd Mayweather prezanton çekun 100 milionë dollarësh të fituar ndaj McGregorit (Foto)

Floyd Mayweather rrallë herë i lëshon rastet për tu mburrur me të arriturat, ose të shfaq pasurinë e pabesueshme.

Gushtin e kaluar, Mayweather e mposhti Conor McGregor në një luftë shumë të vështirë në Las Vegas, duke zgjatur rekordin me 50 fitore dhe asnjë humbje.

Ai ka publikuar një fotografi në llogarinë personale në Instagram teksa shihet çeku i parave që ka fituar pas triumfit ndaj irlandezit.

Aty shihet çeku në vlerë prej 100 milionë dollarësh që ka fituar boksieri veteran dhe një ndër më të pasurit në botë.

“Disa thonë se ekziston një dallim në mes të qenit i zgjuar dhe inteligjent. Gjithkush e di se ndjenja e shëndoshë nuk është aq e zakonshme, por kur bëhet fjalë për të qenë i mençur përtej viteve është provuar se kam marrë kontaktin e Midas”.

‘Është matematikë e thjeshtë, duke qenë 50-0, unë i kam lexuar kaq qartë kundërshtarët sa mund ta lexoni këtë 100 milionë dollarësh”, ka shkruar ndër të tjerash Floydi.

Mayweather u rikthye nga pensioni për të mposhtur McGregorin, luftëtarin e arteve marciale MMA, i cili mori pjesë për herë të parë në një ndeshje profesionale boksi.

McGregor, ndërkohë, ka një të ardhme më pak të sigurt pasi u njoftua se do t’i hiqet nga titulli i UFC. /Telegrafi/