Kur bëhet fjalë për të fituar para, ka shumë pak si Floyd Mayweather Jr. në këtë botë. Ai përveç parave të fituara si boksier profesionist që janë rekord, di të fitojë edhe në mënyra tjera.
Në fakt, kjo arsye është arsyeja kryesore që ai të arrijë pasurinë që ka. ‘Pay-per-views’, si dhe ngjarje të veçanta, si lufta kundër Conor McGregor, i mbushën xhepat e tij edhe më shumë.
Pothuajse çdo lëvizje që bën Mayweather i sjellin atij para dhe fitimet e tij personale vazhdojnë të rriten.
Luftëtari amerikan ka edhe metoda të tjera, pak më të rrezikshme se të tjerët.
Bastet sportive, pasioni tjetër i Mayweather
Janë bastet sportive, një mënyrë që ai e ka si traditë dhe që i kanë sjellë shumë para gjatë gjithë jetës.
Daily Mail raporton të ardhurat e Mayweather, ose një pjesë të tyre, që kur ai hyri në botën e basteve sportive.
Gazeta bën me dije se nga bastet e basketbollit universitar, fitimet e tij janë 75 mijë dollarë . Në NFL ai ka një rekord, pasi ka fituar 4.7 milionë dollarë në vetëm një muaj. Kjo ishte midis shtatorit dhe tetorit të vitit 2014.
Në NBA dhe boks, një sport që nuk e ka të panjohur, ai fitoi pak më shumë se 800 mijë dollarë në vetëm katër ditë.
Por jo gjithçka është fitim, bastet kanë një rrezik dhe Mayweather ka humbur shumë para. Vetë gazeta thotë se ai ka humbur rreth 50 milionë dollarë prej se luan.
Mayweather vuri bast kundër Canelos dhe fitoi para
Ish-boksieri Floyd Mayweather mburrej në rrjetet sociale me fitimet e marra nga bastet kundër Saul Canelo Alvarez, në meçin në të cilin meksikani mori humbjen e dytë si profesionist.
Mayweather ka fotografuar biletën e bastit të tij, 10 mijë dollarë, kështu që amerikani ka grumbulluar shumën prej 52 mijë e 500 dollarë, domethënë ka marrë një fitim prej 42 mijë e 500 dollarësh nga ky meç. /Telegrafi/