Floyd Mayweather ka shprehur gatishmërinë e tij që të paguajë funeralin e George Floyd, afrikano-amerikanit që u vra nga policia amerikane, derisa kanë shpërthyer protesta të dhunshme në ShBA.
Legjenda e boksit me anë të kompanisë së tij “Mayweather Promotions”, ka konfirmuar në Twitter se është i gatshëm që të ndihmojë dhe besohet se familja e të ndjerit kanë pranuar një gjë të tillë.
Polici amerikan që i kishte vënë gjurin në kokë Floydit, Derek Chauvin është shkarkuar nga pozita e tij dhe është dënuar me vrasje të shkallës së tretë.
Policët e tjerë të përfshirë në rastin e arrestimit, nuk janë ndëshkuar edhe pse kërkohet ndëshkimi i tyre.
Vrasja ka shkaktuar zemërim te qytetarët në Amerikë dhe protesta të dhunshme kanë kapluar Minneapolis, që kanë shkuar edhe në drejtim të Shtëpisë së Bardhë.
Qytetarët kanë rrethuar vendin ku qëndron Presidenti Donald Trump, duke kërkuar përgjegjësi edhe nga ai për këtë ndodhi. /Telegrafi/