Telegrafi

Floyd Mayweather fotografohet duke u stërvitur në 4:00 të mëngjesit

Floyd Mayweather dhe Devin Haney (Foto: Instagram/realdevinhaney)

Floyd Mayweather ka nxitur thashetheme se është duke u përgatitur për t’u rikthyer në ring, pasi është parë duke bërë sparing me Devin Haney në orën 4:00 të mëngjesit.

Kampioni i peshave të lehta në WBC, Devin Haney, së fundmi ka kaluar orë të çmueshme në palestrën e Mayweatherit në Las Vegas duke punuar pranë legjendës së pamposhtur.

Dhe dy boksierët kanë vazhduar me stërvitjet intensive deri në orët e hershme të mëngjesit, ndërsa 21-vjeçari i ka publikuar disa imazhe të tyre në seancat e ndara të sparingut.

“Punë në 4:00 të mëngjesit”, ka shkruar Haney në përshkrimin e fotografive të publikuara.

Gjatë gjithë karrierës së tij, Mayweather është stërvitur në mesnatë dhe në orët e hershme të mëngjesit, pasi mendonte se kjo i jepte përparësi në raport me kundërshtaret.

Në kohët e fundit, ai është dashur t’i përgënjeshtrojë pohimet se planifikon të zhvillojë një tjetër meç shumëmilionësh, duke thënë se po stërvitet për të qëndruar në formë.

Sidoqoftë, tifozët dhe mediat sportive kanë nisur sërish të spekulojnë se kampioni i pamposhtur mund të rikthehet sërish nga pensionimi. /Telegrafi/