Site icon Telegrafi

Floyd: Jam më i madh se Muhamed Aliu (Video)

 Por, duket se Mayweather mendon gjithashtu se Roberto Duran, Pernell Whitaker dhe Julio Cesar Chavez kanë qenë më të mirë se Ali. Sipas tij Ali është boksieri i pestë më i mirë i të gjitha kohërave.

Mayweather bëri një listë të boksierëve më të mirë të të gjitha kohërave në një intervistë tjetër për ESPN. Pasi ka vënë veten në vendin e parë, ai përmendi Duran në vendin e dytë dhe pasi është menduar gjatë për vendin e tretë, Mayweather e ka injoruar Ali edhe dy herë të tjera, para se ta vendoste në pozicionin e pestë.

Këto janë disa nga shpjegimet e tij: “Muhammad Ali u mund nga Leon Spinks, dhe Spinks kishte bërë vetëm shtatë ndeshje kur e mundi. Ai ka dyluftuar vetëm në një kategori (peshat e rënda). Ali ka humbur tre herë kundër Ken Norton”, shpjegoi boksieri .

Në të vërtetë, Mayweather ka theksuar ndikimin e madh që Ali ka pasur në botë. “Ali ka qenë më i madhi për faktin se nuk ka pasur frikë të shprehë bindjet e tij në një periudhë kur njerëzit me ngjyrë nuk dilnin dot në mbrojtje të njëri-tjetrit”, ka thënë Mayweather. /Telegrafi/

Exit mobile version