Site icon Telegrafi

Flota e UFO-ve mbi Francë?

Pasi që flota e fluturakeve në formë pjate vizitoi Amerikën Jugore dhe Veriore, duket se i erdhi radha Evropës. Javët e fundit xhirimet e fluturakeve të ngjashme janë publikuar njëra pas tjetrës, ndërsa tash i kemi edhe në kontinentin tonë.

Flota është parë për Shën Valentin, ndërsa për të gjithë ata entuziastë të cilët shpresojnë për shkëmbimin e dashurisë ndërmjet racës njerëzore dhe jashtëtokësorëve kemi një lajm zhgënjyes – flota nuk provoi as të renditet në formë zemre mbi qiellin e Francës.

Por gjithmonë ekziston shpresa se nuk kanë kohë për gjëra kaq të parëndësishme pasi po punojnë me nguti për ta shpëtuar racën njerëzore nga katastrofat e mundshme. /Telegrafi/

Sido që të jetë, xhirimin e UFO-ve, ose nëse dëshironi – flotës jashtëtokësore – mund ta shihni këtu:

Exit mobile version