Aktori i njohur i humorit, Florian Binaj, kishte njoftuar më herët se është infektuar me coronovairus.
Ylli shqiptar më pas ka pranuar se e ka kaluar pa simptoma COVID-19, megjithatë njerëzit vazhdojnë t’i qëndrojnë larg.
“Edhe pse ka kaluar një muaj nga pandemia, njerëzit më rrinë larg mua dhe familjarëve të mi, ndërkohë që duhet të kem unë frikë sidomos nga ata që nuk mbajnë maska”, ka thënë Binaj në një intervistë për në “Pushime on Top”.
Siç transmeton Top Channel, ai ka shtuar se kur e sheh këtë gjë kupton që ka një nivel të ulët paditurie dhe papërgjegjësie.
Pandemia e coronavirus nuk ka është e mëshirshme me askënd, pasi deri më tani janë infektuar shumë personalitet të njohura shqiptare dhe ndërkombëtare.