Aktori i njohur i humorit, Florjan Binaj, ditën e sotme (e enjte) është bërë baba për herë të tretë.
Ai dhe bashkëshortja e tij, Sadina Allaj, janë bërë prindër të një vajze të quajtur, Vjosa.
Çifti ndërkohë kanë bashkë edhe dy fëmijë të tjerë: vajzën, Krena dhe djalin, Glauk.
Këtë e ka bërë të ditur nëpërmjet një postimi që ka shpërndarë me fansat në Instagram.
“VJOSA lumturoi pafund sot mamin, babin dhe familjen Binaj. Faleminderit stafit të maternitetit Mbretëresha Geraldinë! Jetë të gjatë e vogla jonë”, ka shkruar ai.
Të shumta kanë qenë urimet që pranoi në hapësirën për komente nga miqtë e ndjekësit.
Flori është bërë më i njohur për publikun me paraqitjen në “Portokalli” e po ashtu edhe në shumë emisione të tjera si “Shiko Kush Luan”. /Telegrafi/