Site icon Telegrafi

Florije Shamolli e Fitore Sadikaj eliminohen nga gara për Kryeprokurore të PSRK-së dhe të Prokurorisë Themelore të Prishtinës

Prokurorja speciale Florije Shamolli dhe prokurorja në Departamentin e Krimeve të Rënda Fitore Sadikaj janë eliminuar nga gara për Kryeprokurore në Prokurorinë Speciale të Kosovës dhe Prokurorinë Themelore në Prishtinë.

Sipas burimeve të “Betimit për Drejtësi”, eliminimi i prokurores speciale Shamolli nga gara për Kryeprokurore në Prokurorinë Speciale të Kosovës dhe prokurores Sadikaj nga Prokuroria Themelore në Prishtinë është bërë për shkak të performancës së ulët të tyre, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Ndryshe, emrat që deri me tani dihen që janë në garë për Kryeprokuror të Prokurorisë Speciale janë edhe Blerim Isufaj, Atdhe Dema, Valdet Gashi dhe Naim Abazi, ndërkaq në Prokurorinë Themelore në Prishtinë, vetëm Zejnullah Gashi.

Më 13 tetor të këtij viti Këshilli Prokurorial i Kosovës e ka miratuar hapjen e konkursit për Kryeprokuror të Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës (PSRK) dhe për pozitën e Kryeprokurorit të Prokurorisë Themelore në Prishtinë”./BetimipërDrejtësi/

Exit mobile version