Site icon Telegrafi

Florida ka në plan të gjobisë rrjetet sociale për ‘bllokimin’ e politikanëve

Një projektligj i ri kundërshtues që do të ndalonte kompanitë e teknologjisë të bojkotojnë politikanët nga platformat, është aprovuar nga të dy dhomat në legjislaturën e Florida-s.

Sipas BBC, përcjell Telegrafi, projekt-ligji tani duhet të nënshkruhet nga aleati i ish-presidentit amerikan Donald Trump, Guvernatori Ron DeSantis.

Legjislacioni lejon që platformat të pezullojnë llogaritë, por vetëm për 14 ditë. Këto platforma mund të gjobiten deri në 250 mijë dollarë në ditë për shkelje të ligjit, në rast se pezullimi i llogarive zgjat më shumë se 14 ditë.

NetChoice, një grup që promovon lirinë e shprehjes në internet, dëshmoi kundër legjislacionit muajin e kaluar.

Donald Trump u bllokua nga Twitteri dhe u pezullua nga Facebook-u dhe YouTube pas trazirave vdekjeprurëse të Kapitolit në janar.

Që nga largimi nga detyra, Trump ka kaluar një pjesë të madhe të kohës në Florida dhe besohet se ka raporte të afërta me DeSantis.

Sidoqoftë, kritikët thonë se ligji mund të ketë pasoja të paqëllimshme. /Telegrafi/

Exit mobile version