Senatori McCain arriti të mundë duke fituar më shumë vota Mitt Romnin, ndërsa ish kryetari i bashkisë së Nju Jorkut, Rudy Giuliani, që fokusoi gjithë fushatën e tij në Florida doli në vend të tretë.
Disa muaj më parë, thotë korrespondenti i BBC-së në SHBA, fushata e John Mccain-it për Shtëpinë e Bardhë po përballej me probleme, por siç tha ai vetë kohët e fundit, "the Mcs" është kthyer dhe ai tani ka fituar një prej përzgjedhjeve më të rëndësishme.
Fitorja e bën tani atë kandidatin kryesor republikan gati për ditën që njihet si super e Marta kur më shumë se 20 shtete vendosin për kandidatin presidencial.
Senatorja Hilary Clinton fitoi votën demokratike, por kjo është fitore simbolike.
Florida ka më tepër rëndësi për kandidatin republikan dhe pas fitores së McCain, tani republikanët kanë një kandidat kryesues dhe të qartë. /BBC/