Telegrafi

Florida është kaq e ftohtë sa që hardhucat po bien nga pemët

Shërbimi Kombëtar i Motit i SHBA-së, Miami-South Florida, paralajmëroi publikun të dielën se një lloj hardhucash mund të bien nga pemët për shkak të temperaturave të pazakonta të ftohta në të gjithë rajonin.

“Hardhucat janë gjakftohtë. Ata ngadalësohen ose bëhen të palëvizshëm kur temperaturat bien. Ata mund të bien nga pemët, por nuk janë të ngordhur”, citohet të ketë thënë shërbimi në Twitter, përcjell Telegrafi.

Temperaturat në Florida të Jugut arritën një minimum prej -4 gradë Celsius të dielën në mëngjes, sipas Shërbimit Kombëtar të Motit.

Verilindja e vendit u rrethua të shtunën nga një stuhi vdekjeprurëse dimri që bëri disa shtete të shpallin emergjenca dhe detyroi anulimin e më shumë se 1400 fluturimeve.

Dhe zoologia Stacey Cohen, një eksperte zvarranikësh në kopshtin zoologjik Palm Beach në Florida, shpjegoi fenomenin.

“Trupat e tyre në thelb fillojnë të mbyllen aty ku humbasin funksionet e tyre. Ata janë lart në pemë në degë duke fjetur dhe më pas për shkak se bën shumë ftohtë, ata humbasin aftësinë për t’u varur dhe më pas bien shumë nga pemët”, ka thënë Cohen.

Megjithëse shumica e zvarranikëve ka të ngjarë t’i mbijetojnë kësaj periudhe, Cohen tha se temperaturat e ngrirjes ishin një kërcënim për mbijetesën e tyre dhe vuri në dukje një ftohje në vitin 2010 që zhduki një numër të madh të tyre.

“I ftohti është një gjë shumë, shumë kërcënuese për jetën për ta, sepse ata janë nga pjesë të Amerikës Qendrore dhe Jugore afër ekuatorit ku qëndron gjithmonë shumë ngrohtë”, tha ajo. /Telegrafi/