Çdo ditë e më shumë estradës shqiptare po i bashkohen artistë të ndryshëm.
Kohëve të fundit rep-artisti Florid ka qenë i angazhuar në prodhimin e muzikës së zhanrit kryesisht hip-hop dhe trap.
Përmes njoftimeve në rrjetet sociale, ai ka bërë të ditur se ka publikuar këngën e re të titulluar “Slo Mo”.
Sikurse në çdo këngë tjetër, për muzikën e këtij projekti është kujdesur producenti Dorant Beats, ndërsa për tekstin është kujdesur vet reperi.
Veçanti e gjithë këtij projekti është xhirimi i klipit, në të cilin Florid është pozicionuar në një pozitë teksa kamera e ka filmuar në vende të ndryshme.
Projekti tashmë është publikuar në YouTube dhe ka filluar të pëlqehet nga fansat e muzikës së tij. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=pi_jjrry_vU