Telegrafi

Floriani sjell së shpejti projektin e ri “Hey zemër”, imazhe ekskluzive nga klipi (Foto/Video)

Këngëtari Florian Beqiri shumë shpejt do të publikojë projektin e tij më të ri muzikor, këngën dhe klipin “Hey Zemer”.

Kënga është punuar nga “Brick Records”, tekstin e ka shkruar Uki Latifi, gjersa producent eksekutiv i projektit është Adrian Gaxha.

Për videoklipin po kujdesen produksioni EnterMedia, të cilët kanë realizuar me profesionalizëm shumë prej klipeve të këngëtarit.

Telegrafi ka përcjellë nga afër xhirimet e kryera pak ditë më parë në disa lokacione të ndryshme në Kosovë, gjersa ju sjellim në vazhdim disa prej pamjeve nga prapaskenat e xhirimit. /Telegrafi/

 

Floriani gjatë xhirimeve të klipit të ri “Hey Zemer”.

Vieoklipi “Hey Zemer”pritet të jetë i gatshëm për publikun pas 2 jave.

Gjatë xhirimeve të klipit të ri të Florianit.