Floriani ka kohë që nuk kishte sjell ndonjë projekt muzikor.
Këngëtari shqiptar solli bashkëpunimin me Milot Hasangjekajn katër muaj më parë “Fajin ma la”.
Ai njihet edhe si fans i madh i skuadrës së Real Madridit, e cila triumfoi mbrëmë kundër Bayern Munichut.
Flori para takimit i kishte shkruar privatisht futbollistit të Los Blancos, Cristiano Ronaldos.
Këtij të fundit i kishte kërkuar që të shënonte një gol kundër bavarezëve, ku këta të fundit pësuan humbje me rezultat 2-1.
“Këqyrë jepe ndonjë gol aty në Bayern”, ishin disa nga fjalët që Floriani ia shkroi Ronaldos privatisht në llogarinë personale në Instagram.
Por, fatkeqësisht artisti i ri nuk mori përgjigje nga ai, ndërsa portugezi nuk arriti të realizonte gol duke ndalur serinë e shënimeve prej 12 sosh.
Ndryshe, takimi i dytë mes këtyre ekipeve do të zhvillohet të martën në Santiago Bernabeu. /Telegrafi/