Telegrafi

Floriana Garo në ditëlindjen e 30-të: Sa më shumë vitet kalojnë, aq më e ndërgjegjshme bëhem (Foto)

Floriana Garo

Dikur më e bukura e Shqipërisë, Floriana Garo, ka mbushur 30 vjet dhe në ditëlindjen e saj ka bërë një postim për t’i falënderuar të gjithë ata që e kanë mbështetur gjatë këtyre viteve.

“Sot mbusha 30 vjet! Jeta ime ka qenë një rrugëtim i mrekullueshëm, me uljet dhe ngritjet e saj si çdokush tjetër, por mund të them me bindje se e kam përjetuar dhe shijuar çdo moment.

“Sa më shumë kalon koha, aq më e ndërgjegjshme bëhem”.

Lexo po ashtu Bukuroshja e ekranit do të kandidojë për deputete në Shqipëri? (Foto)

“Faleminderit shumë të gjithëve që më janë bashkuar në rrugëtimin tim dhe më kanë dhëne mbështetje gjatë viteve. Ditët e veçanta mirë është të ndahen, ndaj edhe unë po e ndaj këtë ditë me ju!”, ka shkruar bukuroshja në rrjetet sociale.

Postimin e ka shoqëruar edhe me një fotografi nga festa e saj. /Telegrafi/