Modelja dhe prezantuesja e njohur shqiptare, Floriana Garo, është bërë nënë për herë të dytë.
Lajmin e bëri të ditur përmes një postimi të ndarë me ndjekësit në llogarinë e saj personale, Instagram.
Ajo ka publikuar një fotografi duke mbajtur dorën e vogël të foshnjës së porsalindur, ndërkohë që i uron mirëseardhje në këtë jetë.
“Mirë se erdhe në këtë botë Priami ynë. E shijofsh sa më shumë çdo moment. Të duam pa fund”, është përshkrimi që ia kanë vënë fotos.
Të shumta kanë qenë komentet që ka pranuar nga miqtë dhe kolegët e saj.
Bukuroshja shqiptare tash e disa vite është e martuar me partnerin e saj, Enis Daci dhe së bashku jetojnë në Gjenevë.
Floriana po ashtu është nënë e një vajze të cilën e solli në jetë në vitin 2018. /Telegrafi/