Florian Wirtz ka refuzuar mundësinë e nënshkrimit me disa nga klubet e mëdha për të vazhduar kontratën e tij me Bayer Leverkusen.
Bayern Munich u përpoq më shumë për të nënshkruar me Wirtz dhe madje kontaktoi me familjen e lojtarit, por lojtari ishte i vendosur të qëndronte në Bayer Leverkusen.
Po ashtu ai kishte mundësi për t’u bashkuar me Real Madridin dhe Manchester Cityn, që po ashtu e donim me çdo kusht.
Wirtz konsiderohej si një lojtar që mund të hynte dhe të ndihmonte Real Madridin në ruajtjen e balancave, por klubi mbretëror nuk bëri shumë përpjekje për ta nënshkruar pasi ata tashmë kishin lojtarë të profilit të ngjashëm si Arda Guler.
Sulmuesi i ri shihet si një nga lojtarët më prespektiv në botë dhe te Bayer Leverkusen është kthyer në lider, ku së bashku me Granit Xhakës, ku sezonin e shkuar fiton të gjithë trofetë në Gjermani. /Telegrafi/