Florian Marku e ka publikuar një video në rrjetet sociale, në të cilën janë përfshirë sekuencat kryesore nga dueli tij kundër Miroslav Serban.
Ish-ylli i MMA e regjistroi fitoren e pestë prej se ka hyrë në boksin profesionist duke e mposhtur rivalin çek me vendim të gjyqtarëve.
Mirëpo, objektivi dhe dëshira e 26-vjeçarit është shumë e madhe, duke qenë se ai planifikon të bëhet kampion bote në boks.
“Hap pas hapi do të vijë dhe shansi për një titull botëror”, e ka nisur Marku përshkrimin në videon e publikuar në profilin e tij në Instagram.
“Ëndrra ime më e madhe është të bëhem shqiptari i parë që fiton titull botëror në boks dhe të vij ta mbroj titullin në atdheun tim. Ka për të ndodhur, keni për ta parë”, është zotimi i boksierit. /Telegrafi/