Ylli shqiptar i arteve të përziera marciale, Florian Marku, ka drekuar me futbollistin shqiptar të Liverpoolit, Xherdan Shaqiri.
Dy sportistët janë takuar në qytetin e Mançesterit në Angli dhe kanë dalë bashkë për drekë.
“Një drekë me bishën në Mançester”, ka shkruar Floriani në përshkrimin e fotografisë së publikuar në Instagram.
Marku ka qenë edhe në Liverpul për ta shikuar nga afër ndeshjen e skuadrës së Xherdanit kundër Portos në Ligën e Kampionëve.
Shaqiri nuk luajti në atë takim, edhe pse ishte ngritur në minutat shtesë të sfidës. /Telegrafi/