Florian Markut nuk i ka pëlqyer vendimi i gjyqtarit që meçi mes tij dhe Jamie Stwart të përfundonte me barazim.
Boksieri shqiptar, që tashmë jeton në Londër, ka thënë se ai e meritonte të fitonte këtë duel, pasi kundërshtari i tij nuk kishte arritur madje të gjuante një goditje si duhej.
Derisa po bëhej gati që të jepte intervistën pas meçit, Marku për një moment harroi se zëri i tij mund të dëgjohej në kamerë.
Ai dëgjohet duke sharë në gjuhën shqipe për mënyrën se si ka vlerësuar gjyqtari takimin që u zhvillua të shtunën mbrëma.
Boksieri shqiptar ishte aty me kundërshtarin e tij që e përshkroi si rival të fortë, mirëpo në këtë duel ishte më i mirë se ai. /Telegrafi/