Telegrafi

Florian Marku pas barazimit ndaj Stewart: A shikojnë këta gjyqtarë boks? Jam shumë i zhgënjyer me vendimin

Boksieri shqiptar, Florian Marku është ndarë shumë i zhgënjyer pas vendimit të gjyqtarëve për ta vendosur në barazim meçin e tij ndaj Jamie Stewart.

Marku ka dominuar kundërshtarin e tij Stewart për gjatë tetë raundeve të zhvilluara, duke arritur edhe ta rrëzoj një herë në raundin e dytë.

Megjithatë, gjyqtarët kanë befasuar me vendimin duke e cilësuar meçin si barazim dhe kjo e ka lënë të zhgënjyer boksierin shqiptar.

Lexo po ashtu Marku shkëlqen ndaj Stewart, por gjyqtarët e vendosin epilogun e meçit në barazim

“A shikojnë këtë gjyqtarë boks? Ky barazim mund të ma rrezikojë karrierën. Dua ta bëjë një rimeç, pasi ndeshja nuk ishte për barazim”, ka thënë fillimisht Marku.

“A po bëni shaka me mua, ai nuk më goditi asnjëherë mirë në kokë”.

“Jam shumë i zhgënjyer me vendimin”, përcjell Telegrafi.

“Ndoshta gjyqtarit nuk i pëlqen kjo që kam në kokë, me shqiponjë. Të gjithë e panë ndeshjen, e fitova sigurt”.

“E rrëzova, e godita në trup dhe në kokë, ai nuk bëri asgjë. Vendimi ishte i turpshëm. Nuk ka problem kush do të jetë kundërshtari i radhës”, përfundoi boksieri shqiptar. /Telegrafi/